Vlorë, vdes në maternitet nëna që po sillte në jetë foshnjën

Aktualitet

Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë teksa po sillte në jetë fëmijën e saj.  Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetësia Elda Beqo, 28 vjeçe, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ka humbur jetën në maternitet pasi ka lindur foshnjën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një 30-vjeçare gjeti vdekjen gjatë operacionit për të sjellë në jetë fëmijën e saj. Nga të dhënat paraprake dyshohet se gruaja pësoi infarkt gjatë ndërhyrjes.

Grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethane të ngjarjes. Mësohet se fatmirësisht foshnja ia doli të mbijetojë dhe gëzon shëndet të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *