Shijak, shpërthim me eksploziv në një klinikë dentare

0
53

Një shpërthim me pasojë dëme materiale ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shijak. Ngjarja është regjistruar  rreth  orës 22:30, në lagjen” Petrit Llaftiu ” Shijak , në shkallët e jashtme të klinikës dentare në pronësi të shtetasit A.L., 33 vjeç, ku persona ende të paidentifikuar kanë vendosur dhe shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Për pasojë janë thyer vetëm xhamat e derës hyrëse të klinikës dentare. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here