Kuvendi, Ruçi debat me Spahon

0
89

Seanca e parë plenare e qeverisë së re ka nisur me debate. Kryeministri Rama më herët kishte paralajmëruar se do të prezantonte programin e tij politik për 4 vitet e ardhshme. Ka qenë kreu i grupit parlamentari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ai që është përplasur verbalist me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Spaho kërkoi fjalën përpara se Kryeministri të niste me prezantimin, por kreu i Kuvendit i tha që këtë do ta bënte pasi të përfundonte shefi i qeverisë së prezantuari programin politik, ku edhe mund të bënte pyetje rreth paqartësive.

Pas këmbënguljes Spahos iu dha leja për të folur rreth 2 minuta, ku deputeti i PD-së kërkoi mbledhjen e konferencës së kryetarëve për të përcaktuar modalitetin e debatit”

Qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën pas betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave tek Presidenti i Republikës, gjë që parashikohet të ndodhë pas kthimit të Ilir Metës nga Italia.

Programi 28 faqesh nis me një përmbledhje të mandatit të shkuar (2013 – 2017) dhe më pas vijon me ndryshimet që pritet të sjellë qeveria në sektorë të ndryshëm si ekonomia, drejtësia, shëndetësia, turizmi e deri tek politikat e jashtme dhe integrimi europian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here