Tërmet i fuqishëm në Meksikë, të paktën 6 të vdekur

0
79

Një tërmet i fortë me magnitudë 8.1 me një thellësi prej 33 km ka goditur brigjet perëndimore të Meksikës në kufi me Guatemalën.

Pas lëkundjeve sizmike, të konsideruara më të fortat pas tërmetit shkatërrues të vitit 1985, është dhënë alarmi për tsunami (ka pasur valë deri në 1 metër). Deri tani janë regjistruar pesë të vdekur në Meksikë, mes të cilëve dy fëmijë në shtetin e Tabaskos. Dëme dhe të paktën një viktimë është regjistruar edhe në Guatemalë.

Në Meksiko Siti, njerëzit kanë braktisur zyrat dhe kanë vapuar për të dalë në rrugë nga paniku, ndërsa në Guatemalë, është verifikuar një “blackout” dhe qytete të ndryshme kanë mbetur pa energji elektrike.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në brigjet e Chiapas. Lëkundje të tjera të forta kanë shoqëruar goditjen e parë: dy të tjerat kishin një magnitudë 6.1 dhe 5.8 ballë, duke goditur respektivisht në 72 km dhe 121 km në jug-perëndim të Salina Cruz, në shtetin meksikan të Oaksas.

Po ashtu, është dhënë alarmi për tsunami, që ka përfshirë brigjet e paqësorit të Meksikës, Ekuadorit, Nikaraguas, Panamasë, Hondurasit dhe Guatelamës, ku kanë nisur evakuimet paraprake të popullatës që jetojnë në këto zona.

Në Meksiko Siti, tërmeti i fortë ka tronditur edhe Engjëllin e Pavarësisë, monumentin historik që ndodhet në kryeqytet, ku është një nga simbolet. Kolona është ndërtuar në vitin 1910 dhe ishte shembur gjatë tërmetit të vitit 1957.

Në Meksikë, mes viktimave janë edhe dy fëmijë. Guvernatori i shtetit të Tabaskos, Arturo Nunez, ka thënë se njëri ka vdekur pas shembjes së një muri, ndërsa tjetri ishte një bebe që humbi jetën në spital pas ikjes së energjisë elektrike.

I sapolinduri ishte i lidhur me një aparat respirator automatik. Viktima të tjera janë regjistruar në San Cristobal de las Casas, në shtetin e Chapasit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here