Një kërkim për tentativë vrasje, kapet 20-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe për thuajse një vit kishte arritur që t’i shpëtonte drejtësisë.

Por Skerdi Sina, 21 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në orët e para të ditës së sotme, pas hetimeve intensive rreth tij.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Vlorës në 23 dhjetor 2016, ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Sina akuzohet për një plagosje të ndodhur në 1 dhjetor të vitit 2016 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Sina akuzohet se në bashkëpunim me 22-vjeçarin M.S., për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e gjuajtur me thikë, 20-vjeçarin K.A.

21-vjeçari i arrestuar iu dorëzua policisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *