LSI është e vendosur, votë kundër Ruçit dhe qeverisë

0
39

Kreu i grupit të deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot se LSI në opozitë do të votojë kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Vasili lajmëroi edhe votën kundër qeverisë.

“Është një destrukturim që krijon pesimizëm dhe që demotivon dhe nuk krijon asnjë arsye për ta mbështetur, ndërsa votimi për kryetarin e parlamentit është një votim formal dhe cilido që të ishte kandidati nuk do të kishte asnjë ndryshim për ne”, deklaron për Top Channel, Petrit Vasili.

Krue i grupit parlamentar të LSI-së thotë se vota kundër nuk ka lidhje me emrin e Gramoz Ruçit.

“Për ne nuk ka rëndësi emri. Në fund të fundit bëhet fjalë për një votim që do të ndodhë në një sallë të afektuar rëndë nga vota e 25 qershorit, ku kjo shumicë është shumicë për shkak të votave të blera, të drogës dhe kriminalizimit të procesit zgjedhor. Çfarëdo kandidature që do të prodhonte do të ishte produkt i këtij kriminalizimi, kështu që për ne në të gjitha rastet nuk ka asnjë interes politik”, u shpreh ai.

Vasili tha se vota kundër, si për qeverinë ashtu edhe për kryeparlamentarin është një vendim i konsoliduar i LSI-së dhe përjashtoi rrjedhjen e votave.

“Ne kemi një qëndrim të unifikuar për këtë çështje dhe çështja e votimit nuk është çështje numrash. Është një çështje morali, pasi është e qartë që ka një shumicë dhe një pakicë. Moralisht dhe politikisht ky është një qëndrim i konsoliduar i yni dhe këtu çështja mbyllet”, deklaroi Vasili.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here