Integrimi në BE, Hahn: Reforma dhe dialog mes palëve

0
77

Eurokomisioneri Johannes Hahn, ka pasur një mesazh të qartë për shqiptarët në kuadër të aktivitetit të organizuar sot në Tiranë për mbylljen e shkollës verore europiane të këshillit të integrimit në BE.

Hahn theksoi se për të mundësuar integrimin europian të vendit duhet dialog ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë. Ai u shpreh se Shqipëria duhet të ketë një qeveri të përgjegjshme.

“Nga Brukseli dua t’ju përgëzoj për javën e suksesshme te shkollës verore evropiane. Të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian është një zgjedhje politike, shoqërore themeltare për vendin. Është pjesë e identitetit, për mënyrën se si e doni jetën dhe shoqërinë tuaj, – thotë Hahn. –  Zgjedhja e anëtarësimit në union është, në rastin tuaj, një për të cilën nuk keni dyshime. Por gjithsesi, të përkthesh aspiratat politike në ndryshime konkrete dhe përmirësim të cilësisë së jetesës, paqes, dinjitetit dhe prosperitetit, është gjithmonë shumë komplekse dhe kërkuese; kërkon punë të palodhur, dialog intensiv të vazhdueshëm për të arritur balancë në shoqëri.

Kjo është faktikisht detyra e njerëzve si ju, të cilët përgatiten për të pasur një rol në procesin e integrimit. Do ju duhet të gjeni zgjidhje”, – thekson eurokomisioneri.

Sipas Hahn, kjo është detyra juaj e politikanëve shqiptarë për të qenë gati për të luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit.

“Duhet të gjeni zgjidhje, duhet për sigurinë dhe përgjegjshëmërinë e qeverisjes, jo vetëm për të sjellë Shqipërinë më afër ndaj standardeve evropiane, por ta bëni BE një realitet për çdo qytetar në vendin tuaj. Vendosmëria dhe ekpertiza juaj do të jetë shumë e nevojshme pas një viti intensive reformash dhe zgjedhjesh. Ju do keni një qeveri të re dhe parlament të ri dhe në ditët në vijim. Presim me padurim për këtë dhe mundësitë para nesh”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here