Një person ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme në Vlorë, pasi kamioni që ai drejtonte është përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Bolenë në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Moisi Gjikondaj.

Ai ka mbetur i bllokuar në mjet dhe është dashur ndërhyrja e shërbimet zjarrëfikës dhe policisë për të bërë të mundur nxjerrjen e tij. Kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here