Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë se lufta kundër kanabisit është në fazën përmbyllëse të saj. Në një mëngjes pune me gazetarët në Velipojë, ku ndodhet për takimin dy ditor me ministrat e rinj, kreu i qeverisë ka thënë se fjalët e ambasadores së BE-së Vlahutin për luftën anti-kanabis kanë dalë nga konteksti.

“Siç e konfirmojnë partnerët tanë, territori është i pastruar nga kanabisi. Ne e kemi fituar betejën me kanabisin, edhe pse shifrat janë kokëfortë. Jemi në fazën përmbyllëse të luftës kundër drogës.

Deklarata e Vlahutin? Unë e shoh atë që ka thënë Vlahutin si një çështje në qendër të vëmendjes, duke parë se është bërë shumë këtë vit në këtë kuadër. Lufta anti-kanabis antikanabis nuk është kush për çeljen e negociatave në BE, bëhet fjalë për gjendjen e vendit. Përpjekja për propagandë është e turpshme”, – u shpreh Rama.

Rama komentoi edhe gjendjen e bregdetit shqiptar në këtë sezon, duke premtuar se vitin që vjen do të bëhet më shumë në strukturimin e turizmit. “Do të ketë një sistem të ri pastrimi në vijën bregdetare”, – vijoi ai.

Rama shtoi se pastrimi i bregdetit do të merret në dorë qeveria, pasi Bashkitë e kanë të pamundur për ta realizuar.

Nuk është një fushë që mund ta mbulojnë bashkitë, kanë të drejtë që ankohen. Është një fushë që do ta marrë në kontroll qeveria dhe duhet të bashkëpunojë me bashkitë për elementë të caktuar. Nuk mund ta mbajnë dot bashkitë. Si mundet dot të pastrojnë bashkitë me efikasitet brengdetin duke pasur parasysh që taksa e pastrimit që ato mbledhin aq sa e mbledhin është për administrimin e  një territori me një popullsi të caktuar dhe rritja eksponenciale e popullsisë në zona të caktuara për shkak të sezionit ua bën të pamundur të adminsitrojnë pastrimin. Dhe kjo kërkon ndryshim. Mandati i parë ka shërbyer si burim eksperince dhe dije dhe tani një sërë gjërash janë shumë të qarta sesi duhet të bëhen”- u shpreh kryeministri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here