Përplasja e një automjeti me trafikndarësen ka shkaktuar dy viktima dhe dy të plagosur.

Pak para mesnatës së lënë pas, rreth orës 23:40 të së mërkurën, në superstradën Fushë Krujë- Thumanë, mjeti me targa AA 166 LA është përplasur me trafik-ndarësen.

Për pasojë janë dëmtuar plagosur rëndë katër persona.

Por si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë 28-vjeçari R. K., banues në Tiranë dhe 25-vjeçari A.P., banues në Laç.

Ndërkohë që ndodhen nën kujdesin e mjekëve shtetasit L.S., banues në Laç dhe B.D., banues në Tiranë të cilët vijojnë të jenë në gjendje të rëndë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here