Me 62 vota pro dhe 52 kundër, Kadri Veseli është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka nisur me tri orë vonesë.

Deputetët e koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës, Aleancës Kosova e Re dhe ata nga radhët e pakicave nuk janë paraqitur në vazhdimin e seancës konstituive të thirrur në ora 11:00.

Pavarësisht se seanca ishte thirrur nga vet ky koalicion, deputetët e partive përbërëse nuk janë paraqitur fare ne sallën e Kuvendit.

Pas pritjes rreth 25 minuta, kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci ka shtyrë seancën për orën, 14:00.

Në sallë u paraqitën vetëm deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, i takon koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat duhet të nominojnë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re. Pritet që ai të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas procedurave, Haradinaj duhet të marrë bekimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë.

Pas konstituimit të Kuvendit, votimi për Qeverinë mund të ndodhë që nga sot pasdite apo edhe brenda periudhës kohore prej 15 ditëve.

Institucionet e reja të Kosovës janë rezultat i zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 qershor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here