Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi i janë gjendur fara të lëndëve narkotike dhe municion luftarak në banesën e tij.

Policia e Tiranës arreston 40-vjeçarin Artan Raska, banues në kryeqytet, pasi konkretisht i janë sekuestruar fara të llojit kanabis sativa, 2 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 5 kapsolla detonatore, 7 fishekë model 56 dhe 3 karikatorë automatiku model 56.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në rrugën “Korabi”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here