Velipojë, Rama mbledhje informale me ministrat, të pranishëm edhe Balla e Ruçi

0
68

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Velipojë mbledhjen e dytë informale me ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Formati i mbledhjes pritet të jetë ai i mbledhjes së parë që u zhvillua në Llogara. Mbledhjes i janë bashkuar krahas ministrave edhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi, i cili është propozuar për të drejtuar Parlamentin.

Sipas burimeve, në mbledhje do të diskutohet programi qeverisës për 4-vjeçarin e ardhshëm, funksionimi i ministrive pas ristrukturimit të tyre dhe ngritja e grupit të ekspertëve që do të merren me implementimin e planit të hartuar brenda dhjetorit.

Mbledhja informale e qeverisë vjen 3 ditë përpara mbledhjes së Parlamentit, i cili është thirrur paraditen e së shtunës, në orën 9:00.

Burime i thanë Top Channel se të shtunën, ndryshe nga sa ishte thënë më parë, mund të bëhet edhe dekretimi dhe votimi i qeverisë. Më parë mendohej se votimi i dekreteve do të bëhej të hënën, në 11v shtator. Por, mesa duket, vizita zyrtare e Presidentit Ilir Meta në Itali ka shpejtuar procedurat.

Në bazë të Kushtetutës, pas votimit, kryeministri dhe ministrat bëjnë një ceremoni betimi formal në Presidencë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here