Kapet jahti me rreth 4 tonë marijuanë, drejtohej nga tre shqiptarë

0
93

Rreth 4 tonë lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestrua në kuader te nje operacioni ndërkombëtar antidroge mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza dhe Policisë Italiane.

Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A. (Delaware) Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.

Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë: F.M, E.V, dhe E.M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes.

Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor.

Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here