Dy vëllezër kërcënojnë se do të hidhen nga pallati, pasi protestojnë kundër vendimit të Gjykatës së Durrësit për të dalë nga banesa ku jetojnë.

Mësohet se vëllezërit Bejko, të cilët jetojnë në lagjen 11 në Durrës, kanë kundërshtuar vendimin gjyqësor, duke pretenduar se dokumentacioni është fals.

Ndërkohë që përmbarimi u ka kërkuar dy familjeve të dalin ga shtëpia dhe t’ua kthejnë ish-pronarëve.

Por vëllezërit me gjithë familjet e tyre kanë paralajmëruar se do të vetëvriten nëse përmbarimi do t’i nxjerrë me forcë nga banesat.

Njoftimi i Policisë:

Dy banorë në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit deklarojnë se do të vetëvriten. Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët. Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve.

Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme. Për këto arsye, ata kanë deklaruar se nëse do t’i nxjerrin jashtë shtëpisë do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here