Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin në fjalën e saj gjatë aktivitetit te shkollës verore evropiane deklaroi se Ballkani Perëndimor është prioritet i BE, ndërsa shtoi se muajt në vijim do të jenë kyç për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ambasadorja e BE u shpreh se ndryshimi nuk mund të vijë me anë të gjysmë zgjidhjeve Integrimi europian nuk do të mund të arrihet nëse të gjithë nuk ecin përpara ndërsa theksoi se vullneti i mirë politik i qeverisë dhe opozitës është domosdoshmëri në këtë aspekt.

“Asnjë interes privat apo publik nuk mund të jetë më i rëndësishëm se interesi i të gjithë vendit. Shqiptarët kanë mjaft sa i takon zënkave, dëshirojnë të kenë rezultate dhe të jetojnë si të gjithë Europa”, tha Vlahutin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here