Kryeministri Edi Rama lajmëroi ndërprerjen e fondeve për Akademinë  e Shkencave. Reagimi i kreut të qeverisë erdhi menjëherë pas zgjedhjes në krye të ASH të Gudar Beqirajt.

Përmes një statusi në Facebook Rama shprehet se Akademinë e Shkencave dështoi në marrjen e vendimit të duhur duke zgjedhur të ndjekë farsën.

“Meqë Akademia e Shkencave zgjodhi farsën, uroj të gjejë dhe fondet për vijimin e farsës. Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”, ka deklaruar Rama në rrjetet sociale.

Në një tjetër postim më herë sot gjatë ditës Rama e kishte paralajmëruar një vendim të tillë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here