Kurbin, sekuestrohen 15 kg kanabis, në pranga 2 persona

0
48

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Miloti” në kuadër të të cilit është sekuestruar një sasi prej 15 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe janë vënë në pranga 2 persona.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit A.Ll, 29 vjeç, banues në fshatin Gallatë – Kurbin dhe Sh. Ll, 38 vjeç, banues në fshatin Gallatë – Kurbin

Sipas policisë, këta shtetas, në vendin e quajtur Ferr Shkopet, në Milot, janë kapur në flagrancë, ku në bagazhin e mjetit të tyre tip Benz, iu gjetën dhe sekuestruan 15 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.

Gjithashtu , në cilësinë e proves materiale u sekuestrua edhe mjeti i tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here