Granata dhe drogë në pikën e karburantit, arrestohet pronari i biznesit

0
55

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Itinerari” në kuadër të të cilit është sekuestruar një sasi prej 8 kilogramë e 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, disa granata ofensive luftarake dhe kapsolla detonatore si dhe janë arrestuar në flagrancë pronari i një pike karburanti, vëllai i tij, si edhe një punonjësi i këtij biznesi për veprën “Moskallëzimi i krimit”.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit A. K, 35 vjeç; P. K, 45 vjeç, (vëllezër) dhe A.S, 58 vjeç, të tre banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Dishnicë”, në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit P. K, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar, në një ambient të përshtatur për depozitë uji kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6(gjashtë) pako me peshë rreth 8,7 kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa; 4 granata luftarake ofensive si edhe 3 kapsolle detonatore.

Gjithashtu lidhur me këtë rast, po vijon puna për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet në ngarkim të dy vëllezërve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; ”Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake”, si edhe për “Moskallëzim krimi” ndaj shtetasit tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here