Një 49-vjeçar, banues në Tiranë, ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi shfrytëzonte fëmijën e tij të mitur për të lypur.

Efektivët e policisë së komisariatit numër 1 kanë arrestuar shtetasin, Tomorr Roko.

Sipas bluve, ky shtetas nxirrte fëmijën e tij vetëm 1 muajshe në rrugën e Elbasanit duke e shfrytëzuar për lypje.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Keqtrajtim i të miturit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here