Grabitet me armë karburanti në Vlorë, policia sekuestron pamjet filmike

0
61

Një grabitje me dhunë dhe armë është regjistruar në orët e para të këtij mëngjesi. Burime nga Policia e Vlorës raportojnë se  rreth orës 02:30, në sallën operative ka mbërritur një telefonatë se në aksin rrugor Vlorë-Babicë,  është grabitur një karburant.

Shërbimet e policisë kanë shkuar  menjëherë  në vendngjarje ku  nga verifikimi  paraprak  ka rezultuar se tre shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me  një  armë  zjarri,  ku kanë kërcënuar punonjësin e karburantit, shtetasin M.M., 60 vjeç, duke i marrë  (vjedhur) një sasi lekësh prej 12.000 mijë lekë të reja dhe një aparat celular, dhe  janë larguar.

Policia menjëherë ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrolli i imtësishëm i zonës ku ka ndodhur ngjarja. Janë sekuestruar pamje filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe vazhdon puna intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here