Vodhi 8.000 euro, Apeli rrëzon kërkesën për lirimin e ukrainasit

0
108

Gjykata e Apelit nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për Oleg Koval, i arrestuar për vjedhjen e mbi 8 mijë eurove të një pushuesi në Sarandë, duke e lënë atë në burg. Në senacën e sotme, edhe Apeli vendosi të lërë në fuqi masën e sigurise të dhënë më parë nga gjykata.

Fillimisht gjykata vendosi qe ai të hetohej i lirë duke i vendosur një garanci pasurore prej 8 000 eurosh. Por turisti 43-vjeçar zgjedh të qëndrojë në burg pasi nuk ka të ardhura për të lënë garanci një shumë kaq të madhe.

Koval kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet verore bashkë me djalin e tij, ku qëndruan disa ditë në Sarandë pas fatkeqësisë së humbjes së bashkëshortes.

Koval u arrestua mbrëmjen e 10 majit, kur policia kufitare e Rinasit e ndaloi pak para se të nisej charterin ku ai udhëtonte me të birin 11-vjeçar. Ata kishin ardhur me pushime në Sarandë pas vdekjes së bashkëshortes së Koval, me qëllim që i biri të kalonte traumën.

Por, një denoncim në Komisariatin e Sarandës nga biznesmeni nga Tirana, Ilien Prifti, 40 vjeç, bëri që të vihej në pranga. Prifti kallëzoi se ndërsa ndodhej me pushime në Sarandë, i kishin vjedhur 8300 euro nga portofoli.

Arrestimi i turistit nga Ukraina erdhi pasi nga kamerat e sigurisë, policia tha se ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë ndaj tij. Në bazë të pamjeve nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë zonës së plazhit, shihet momenti kur 43- vjeçari ukrainas përkulej mbi shezlongun e biznesmenit, të cilin e kishte bërë mik gjatë pushimeve.

Ky filmim duket se ka qenë indicie për shpalljen në kërkim të tij dhe më pas kapjen në aeroport. Koval, përmes një deklarate pranoi që i biri të udhëtonte i vetëm, ndërkohë që vetë u dërgua me pranga në Sarandë. Në momentin e arrestimit në Rinas, atij iu sekuestruan 1600 euro që iu gjetën në xhep.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here