Trupi i pajetë i një personi është gjetur në orët e para të ditës së sotme në plazhin e Bunecit në Sarandë.

Kanë qenë pushues të rastit, ata të cilët kanë gjetur kufomën duke e nxjerrë në breg.

Mësohet se viktima është një Një 60-vjeçar, rojë i një prej lokaleve në plazhin e Bunecit, është gjetur i mbytur mëngjesin e kësaj të enjte.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 09.50. Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar të mbytur shtetasin I.B., 60 vjeç, banues në Berat.

Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së tij, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbulojë më shumë mbi rrethanat e vdekjes së viktimës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here