Përplasje me armë në Sarandë, dyshohet për tre të plagosur

0
125

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar se kanë ndodhur në bulevardin kryesor në qytetin e Sarandës. Mësohet se janë dëgjuar së paku 10 të shtëna me armë zjarri.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ka edhe të plagosur. Tre persona raportohet se kanë mbetur të plagosur dhe dy prej tyre jane nisur drejt Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një lokal nate në qendër të qytetit, në bulevardin e Sarandës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here