Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 7 vatra zjarri. Sipas Emergjencave Civile, në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 46 punonjës zjarrfikës, 7 automjete zjarrfikëse, 40 forca ushtarake, rreth 40 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë.

QARKU SHKODËR 

Vatra zjarrit në fshatin Karmë të Vaut të Dejës ka prekur edhe pyjet në bashkinë e Pukës. Forcat e zjarrfikësve të Shkodrës kanë ndërhyrë, por për shkak të terrenit të thyer nuk kanë mundur të shuajnë flakët. Për këtë është ndërhyrë edhe nga ajri me anë të një helikopteri. Në orët e pasdites për shkak të erës së fortë dhe ndryshimit të drejtimit të saj zjarri ka kaluar në fshatin Karmë, të Pukës. Shërbimi zjarrfikës të mbështetur nga forca vullnetare kanë ndërhyrë për të izoluar flakët. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, kullotë dhe disa lisa. Vatrat e zjarrit po monitorohen edhe ditën e sotme.

QARKU DIBËR 

Në fshatin Muhurr Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Zjarrfikëset e kanë pasur të pamundur të shuajë flakët, për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Në fshatin Lenë, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Në orët e mbrëmjes është kryer dhe evakuimi i disa banorëve për arsye sigurie pasi vatrat e zjarrit ndodheshin pranë banesave. Në orët e para të mëngjesit një helikopter ka ndërhyrë për të shuar vatrat e zjarrit.

QARKU LEZHË

Në fshatin Skuraj Kurbin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake për të shuar flakët. Sot në mëngjes, vatrat e zjarrit janë riaktivizuar.

QARKU FIER 

Në fshatin Kreshpan, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarrfikëset të mbështetur nga forca ushtarake kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe një plantacion me ullinj.

QARKU VLORË 

Në fshatin Radhimë Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe disa rrënjë ulliri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here