Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi qarkullonin me armë zjarri. Bëhet fjalë për Almir Ismaili, 41 vjeç, dhe Roland Domi, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa ky i fundit rezulton i dënuar edhe më parë për vrasje e mbetur në tentativë.

Në bazë të informacioneve që këta shtetas lëvznin me armë zjarri me vete është bërë organizimi i shërbimeve, përmes operacionit “Revolverët”, dhe ndalimi i tyre, të cilët lëviznin me një automjet të markës Audi A8 (i blinduar), sqaron policia.

Nga kontrolli i ushtruar, këtyre shtetasve i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri, pistoletë e markës SMITH & WESSON, dhe një armë zjarri, pistoletë TT.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here