Gazetarja dhe shkrimtarja Arlinda Canaj ka ndërruar jetë papritur ditën e sotme. Lajmi fillimisht u bë ditur nga e bija e saj në faqen e Facebook.

Edhe media elektronike ku Arlinda punonte ka konfirmuar lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të gazetares. “Arlinda Canaj, gazetarja kryesore e Konica.al ka vdekur sot papritmas! Jeta shpesh nuk është gjë tjetër veçse një shaka tragjike. Një gazetare themeluese e Konica.al, një nga gazetaret kulturore më të rëndësishme të vendit, Arlinda, kolegia jonë ka humbur jetën sot papritmas”.

Sipas njoftimit të policisë, Arlinda kishte rënë nga kati i katërt i ballkonit ku për pasojë humbi jetën.

Gjithçka ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë.

Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, gazetarja nuk arriti të shpëtojë për shkak të plagëve të rënda.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here