Situata me zjarret, 9 vatra në 24 orët e fundit

0
86

Emergjencat Civile bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 9 vatra zjarri.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 52 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse, rreth 75 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë.

QARKU SHKODËR 

Një vatër zjarri e fshehur është riaktivizuar në pyllin e mbrojtur të fshatit Karmë, Vau-Dejës. Forcat zjarrfikëse nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin për shkak të terrenit të thyer malor dhe erës së fortë. Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter. Dy vatra mbeten ende aktive, por po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm nga forcat pyjore. Në fshatin Karmë, Pukë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe pyll lisi. Zjarrfikëset së bashku me forca vullnetarë, kanë punuar dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin. Vatrat e zjarrit po monitorohen edhe ditën e sotme pasi gjatë natës për shkak të erës janë rindezur.

QARKU DIBËR 

Në fshatin Rreth-Kale, Dibër, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë. Nga zjarri janë rrezikuar edhe disa banesa. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, kullotë dhe disa rrënjë kumbulla. Në fshatin Pllafe, Dibër, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Flakët kanë rrezikuar edhe varrezat e fshatit. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1ha me shkurre dhe ferra.

QARKU ELBASAN 

Në fshatin Rrumbullakë, Peqin, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarri ka rrezikuar edhe disa banesa, por pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra. Në fshatin Hosmashaj, Peqin, një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është përfshirë nga një zjarr. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 0.5 ha me shkurre dhe ferra. Në fshatin Zdrajsh, Librazhd, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe gështenja. Flakët kanë rrezikuar edhe disa banesa. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 0.5 ha me shkurre, ferra dhe gështenjë.

QARKU VLORË 

Në fshatin Bistricë, Finiq, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Për shuar flakët në ndihëmë të zjarrfikësve u angazhuan edhe 22 forca vullnetare. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1 ha shkurre dhe ferra. Në fshatin Kostar, Finiq ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 1 ha shkurre dhe ferra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here