Rama, kritika ambasadorëve: Sillni investitorë. 4 vite bëtë një vrimë në ujë!

0
92

Kryeministri i vendit Edi Rama, në një takim me ambasadorët në ambientet e Ministrisë së Jashtme vuri në dukje mungesën e shërbimit të jashtëm në funksion të ekonomisë së vendit prej 27 vjetësh.

Rama u zotua se kjo  gjë do të marrë fund në mandatin e dytë të qeverisë së tij kur siç tha puna e shefit të ardhshëm të diplomacisë do të matet me sa do të ndikojë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit. Rama u shpreh i pakenaqur me rezultatet e 4-vjeçarit te pare te diplomateve shqiptare ne kete drejtim duke e cilesuar punen e ambasadoreve nje vrime ne uje.

Sipas Ramës vendi nuk ka nevoje per dilpmate te pergjumur por per diplomate qe trokasin dere me dere ne vendin ku jane akredituar per te gjetur investitore per vendin e tyre.

“Përgjegjësia për mungesën e shërbimit të jashtëm në shërbim të ekonomisë lidhet me shumë faktorë. Për ta shpjegua këtë mungesë duhet bërë një analizë e thellë. 15 vjet më parë këtë mungesë dramatike e ka ngritur ish kryeministri Fatos Nano. Por asgjë nuk ka ndryshuar më pas.

Kjo histori e fjalimit të radhës nuk duhet të përsëritet më. Ekonomia e vendit është një gjë që Ministria e Jashtme nuk duhet ta shohë më jashtë shërbimit të saj. Edhe unë mbaj përgjegjësinë imë për këtë mungesë. Duhet bërë kthesa dhe përgjegjësinë duhet ta marrë përsipër secili prej jush. Puna e shefit të ardhshëm diplomacisë do të matet me sa do të ndryshojë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit. Duhet një qasje radikalisht e  re edhe pse të gjithë e dimë se kjo është një sfidë jo e lehtë. Sa ka ndikuar aktiviteti i diplomacisë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonominë e vendit. Përgjigjen po ua them unë; zero!”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here