Urdhrit të Drejtorit të Përgjitshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako për të vënë përparaligjit persont përgjegjës për ndërtime pa leje ka nisur të vihet në zbatim.

Dje, në orën 23:30, nga Sektori për Krimin Ekonomiko Financiar, në Policinë e Tiranës, në kuadër të operacionit “NDËRTIMI-3”, u bë arrestimi i shtetasve, Roland Skënderi, 40 vjeç, me detyrë oficer policie për krimet, në Komisariati i Policisë nr.2, Tiranë, Shyqyri Gega, 50 vjeç, me profesion Inxhinier Gjeolog, i punësuar si Inspektor i lartë tek IMT, Bashkia Tiranë.

Policia thotë se këta persona akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi më datë 23.08.2017, në vendin e quajtur rr. Muhamet Gjollesha, pallati ML, shtetasi Roland Skënderi ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kompetente, konkretisht një lokal bar kafe. Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre”.

Gjithashtu nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë marrë masa administrative për oficerët e policisë si më poshtë:

Shkarkim nga detyra për shefin e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë.

U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Shefin e policimit në komunitet, pranë komisariatit nr.2. U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Specialistin e policisë kriminale (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2. U shkarkua nga detyra dhe filloi hetimi disiplinor për Specialistin e policisë së rendit (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2, Tiranë.

Po në lidhje me këtë ndërtim pa leje janë kryer veprime proçeduriale penale mbi dyshimet për implikim të punonjsëve të policisë pranë Komisariatit nr.2, Tiranë, të cilët kanë marre dieni apo nuk kanë kryer detyrat funksionale sipas procedurave standarde për ndrtimet pa leje. Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrthit Gjyqësor Tiranë për vlerësim të mëtejshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here