Kapen 322 kg kanabis në Romë, në pranga 4 shqiptarë

0
85

Katër shqiptarë janë arrestuar me 322 kg lëndë narkotike kanabis sativa në dy banesa të ndryshme. Droga është kapur gjatë një operacioni në periferi të Romës, në lagjet e Casilina, Boorghesiana dhe Fontana Cnadida dhe policia italiane ka arrestuar katër të rinj shqiptarë me moshë nga 23-33 vjeç.

Ata janë vënë në pranga në një bar në zonën e njohur si Borghesiana, ku kanë qenë në praninë e disa personave të tjerë, disa prej të cilëve të lidhur me botën e drogës.

Prej këtu ka nisur një aktivitet kontrolli dhe përgjimi ndaj të dyshuarve, që i ka çuar karabinierët të individualizojnë dy banesa, ku jetonin shqiptarët, pak kilometra larg barit, njëra në zonën Fontana Candida, tjetra në kilometrin e 19 të rrugës “Casilina”.

ënda narkotike e sekuestruar ishte e destinuar të trafikohej në të gjithë territorin e Romës.

Katër të arrestuarit ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës nën akuzën e trafikut të drogës të tipit marijuanë.

Akoma nuk janë bërë të ditur identitetet e të ndaluarve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here