Elbasan, arrestohen dy shtetas për dhunë në familje

0
220

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan me akuzën për dhunë në familje. Në Librazhd është arrestuar, Besnik  Zika, 26 vjeç banues në Durrës

Arrestimi i tij, u bë pasi, në fshatin Përvallë për shkak të konflikteve të pronësisë dyshohet të ketë tentuar të djegë me benzinë banesën e xhaxhait të tij, shtetasit M.Z., 70 vjeç dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me thikë. Shtetasi M.Z., pasi  mori ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit, u largua në banesë.

Gjithashtu dyshohet të ketë goditur me grushte bashkëshorten e xhaxhait shtetasen I.Z., 63 vjeçe dhe nusen e djalit të xhaxhait  shtetasen A.Z., 36 vjeçe  banuese në fshatin Përvallë.

Ndërkohë, specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit: Gazment Taçe, 45 vjeç banues në fshatin Lenie

Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Kodovjat, në gjendje të dehur dyshohet të ketë kanosur vjehrrën  shtetasen M.H., 79 vjeçe banuese në fshatin  Kodovjat. Gjithashtu dyshohet të ketë dëmtuar me xham vajzën e tij, shtetasen  J.T., 19 vjeçe.

Për të dyja rastet, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here