Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në një banesë në Shkodër.

Sipas policisë lokale, rreth orës 04.00 në lagjen “Skënderbeg”, në një pallat dy katësh tek dera e jashtme e shtëpisë së 58-vjeçarit Rrok Pepaj ka ndodhur një shpërthim.

Në hyrje të banesës është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, duke terrorizuar familjarët e shtëpisë, por edhe fqinjët e tyre.

Për pasojë është dëmtuar dera e jashtme si dhe tavani i korridorit të banesës.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kush është Rrok Pepaj– Rrok Pepaj në 2005 u arrestua si pjesë e një grupi të mirorganizuar të trafikut të lëndëve plasëse në Ballkan. Në atë kohë u arrestuan katër shkodranë dhe dy malazezë.  Në këtë operacion u sekuestruan gjashtë bomba me celular të ardhura nga Mali i Zi. Për këtë akuzë Pepaj u dënua me 5 vite burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here