Kosova pa qeveri, Haradinaj: Publiku duhet të na mirëkuptojë

0
59

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj, ka kërkuar mirëkuptim nga opinioni publik për mosformimin e institucioneve.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se vonesat për krijimin e institucioneve kanë të bëjnë me përpjekjen e këtij koalicioni për të gjetur formulën e një ‘qeverie stabile’.

Ai ka kërkuar nga partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që i ka përcaktuar Kushtetuta për zhbllokimin e krizës.

Postimi i plotë në “Facebook”

E para zgjedhjet e kanë prodhu rezultatin që e dini të gjithë. E dyta jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira. E treta nuk jemi aspak të interesuar që ta bëjmë një qeveri sa për ta bërë.

Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë.

Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktu kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe ta zhbllokojmë vendin.

Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here