Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati reagon në lidhje me lajmin e propozimit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, për shkak se sipas saj janë rritur grupet kriminale shqiptare dhe kërkesat për azil.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bushati shkruan duke “thumbuar” opozitën dhe duke i cilësuar zërat si “gjinkallat e dëshpëruara të 25 qershorit”.

“Gjinkallat e dëshpëruara të 25 qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë”, shkruan Bushati në rrjetet soiale.

Ndërkohë drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Aida Hajnaj tha se nuk ka pasur ankesa nga Holanda në lidhje me këtë gjë.

Por një raport i autoriteteve holandeze doli në dritë dhe në të kërkohej që mbretëria e Holandës të marrë masa për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, si shtet, Holanda, ose/edhe në tërësi vendet e zonës Schengen.

Që nga viti 2010 kur vendin e drejtonte qeveria e kryeministrit Sali Berisha, u hoqën vizatgjashtëmujore me të drejtë qëndrimi deri në tre muaj në vendet e zonës Schengen. Të gjitha llojet e tjera të vizave janë ende në fuqi për shqiptarët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here