Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e “Diamantët në kuadër të të cilit janë vënë në pranga për kanosje për dhënie pasurie  dy shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

“Më datë 20.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Diamantët”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit E. D, 26 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë dheR. T, 28 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Tiranë. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E. H., 31 vjeç.

Pas një pune hetimore profesionale për hetimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.08.2017, ku shtetasit e sipërpërmendur dyshohet se kanë grabitur me dhunë shtetasin R. S., në vendin e njohur si Yrshek, Tiranë, ku i kanë marrë një sasi monetare dhe disa sende të cilat ky shtetas i mbante në çantë, ka rezultuar se:

Nga hetimi me metoda speciale, rezultoi se këta shtetas, më pas e kanë kanosur shtetasin R. S., me qëllim përfitimin e shumës monetare prej 10 000 Euro.

Në momentin e ndërhyrjes nga Forca Operacionale, janë konstatuar shtetasit Enea Duraj dhe Renato Toska, të cilët janë arrestuar në kohën e dorëzimit të kësaj shume monetare.

Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma monetare prej 5000 Euro dhe 300 000 Lekë të reja, të cilat i janë vënë në dispozicion nga shtetasi R. S”, sqaron policia.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here