Një çantë e dyshimtë në një rrugë në zonën e ‘21 Dhjetorit’ ka vënë në alarm policinë e kryeqytetit mesditen e sotme.

Komisariati nr.2 ka mori menjëherë kontakte me njësinë antieksploziv dhe forcat RENEA që mbërriten me menjëherë në vendngjarje dhe vendosen perimetrin e sigurisë duke mos lejuar asnjë qytetar të afrohet.

Nga shpërthimi i kontrolluar i çantës eshte konstatuar se brenda saj nuk kishte lendë sherthyese.

Sulmet e fundit terroriste ne disa vende europiane ditet e fundit ka rritur vigjilencen e policise shqiptare qe ne kete kuader ka marre masa shtese per sigurine publike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here