Anija ushtarake shqiptare Oriku, tre operacioni për shpëtimin e emigrantëve në Egje

0
90

Anija ushtarake shqiptare Oriku ka marrë pjesë në tre operacione për shpëtimin e emigrantëve në ujërat e detit Egje. 53 persona, nga të cilët 16 fëmijë, 13 gra, 24 burra me shtetësi irakiane, iraniane dhe afgane janë shpëtuar.

Flitet për tre gomone me klandestinë të cilat po lundronin në ujërat greke dhe turke.

Ministria e Mbrojtjes informon se operacioni i parë ishte në orën 01:30, kur nga anija Oriku, është diktuar një gomone me rreth 50 persona në bord e cila lundronte nga brigjet turke në ato greke.

Gjatë zhvillimit të operacionit të parë për bllokimin dhe marrjen në bord të emigrantëve nga “Frontex”, anija Oriku dikton një mjet të dytë.

Operacioni për gomonen e parë u vijua nga anija jonë derisa u morën nga autoritet greke, ndërsa për gomonen e dytë nga anija e “Frontex”.

Në orën 04:35, nga anija jonë u diktua një gomone e tretë ku, nga vrojtimi dukej se kishte në bord 25-30 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here