Ksamil, ekzekutohet në oborrin e shtëpisë babai i vrasësit të Aleksandër Bardhit

0
73

Një 51-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Sarandë. Ngjarja e rëndë është shënuar në Ksamil rreth orës 23:50 ku shtetasi Vangjel Çiko është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa ndodhej në oborrin e banesës së tij. Mësohet se Vangjel Çiko është baba i Dhimitër Çikos, aktualisht i arrestuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit 24 shtator 2016.

“Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij, është gjendur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, shtetasi V.C., 50 vjeç, banues në Ksamil” informoi policia e Vlorës.

Aleksandër Bardhi, 47 vjeç, u gjet i vrarë me armë zjarri në fshatin Shëndëlli, Sarandës.  Ai ishte vëllai i ish-kreut të njësisë administrative të Kaçinarit të rrethit Mirditë Petrit Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here