Gjykata kroate rikthen për shqyrtim dosjen e ekstradimit të ‘Ballist’ Morinës

Aktualitet

Gjykata e Lartë në Kroaci ka vendosur të rikthejë për shqyrtim dosjen e ekstradimit të Ismail Morinës drejt Serbisë.

Dosja do të rishqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë në Dubrovnik.

Sipas legjislacionit kroat, pavarësisht vendimeve të marra nga gjyqësori për çështje të tilla, që kanë të bëjnë me ekstradime ku ka pretendime për përndjekje raciste ose etnike, është qeveria kroate që thotë fjalën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *