Grabiste pushuesit në Himarë, arrestohet 17-vjeçari

0
131

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar nga Durrësi i cili u grabiste pushuesve në Himarë sende të ndryshme.

R. DH., 17 vjeç u ndalua në vendin e quajtur “Perivoll” në Dhërmi, dhe gjatë kontrollit në shezlonin ku qëndronte i janë gjetur 2 aparate celularë, një orë dore dhe 1 portofol që i përkisnin një 18-vjeçari nga Kosova.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga policia i është gjendur 101 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here