Arrestohen 3 shtetas, autorë të zjarrit mbi tunelin e Krrabës

0
269

Policia e Tiranës ka vënë në pranga arrestimin e tre personave si autorë të së zjarrit të rënë mbi tunelin e Krrabës.

Burime nga policia bën me dije se  janë arrestuar shtetasit  A. U, 22 vjeç, banues në fshatin Krrabë; O. D, 26 vjeç, banues në fshatin, Krrabë; G.P, 17 vjeç, banues në fshatin Krrabë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, këta shtetas më datë 06.08.2017, mbi tunelin e Krrabës, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk).

Shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here