Zjarret, Kodheli: Situata dramatike, të gjitha forcat në gatishmëri

0
75

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli foli sot në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Kodheli theksoi se situata është dramatike, duke shtuar se të gjitha forcat janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në përballimin e situatës.

“Situatë dramatike. Ministria e Mbrojtjes dhe forcat e armatosura janë në krye të detyrës. Ka një angazhim maksimal nga ana jonë dhe e qeverisë. Kryeministri Edi Rama ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë të gjitha operacionet.

Ushtarakët kanë zhvilluar 102 operacione në 9 qarqe të vendit. Janë angazhuar 40 për qind e njerëzve që janë me uniformë.

Një ndihmë të madhe kemi marrë nga fqinjët italianë dhe grekë”, deklaroi Kodheli.

Deri tani janë 102 operacione në të cilat janë përfshirë forcat e armatosura për të shuar vatrat e zjarreve në të gjithë territorin dhe Ministrisë së Mbrojtjes i kanë kushtuar deri tani mbi 30 milionë lekë të reja.

“Ministrisë së Mbrojtjes i kanë kushtuar mbi 30 milionë lekë të reja. I bëj thirrje qytetarëve të na ndihmojnë për ta përballuar këtë situatë por dhe të mos e krijojnë” – tha Kodheli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here