Shpërthimi në Velipojë, pas babait vdes në spital edhe djali

0
80

 

Tragjedia në familjen Zenuni thellohet edhe më shumë, sepse disa ditë pas shpërthimit të një cisterne gazi në një restorant në Velipojë, ku humbi jetë babai i tij, Besnik Zenuni, sot është ndarë nga jeta edhe i biri.

33-vjeçari Hektor Zenuni, edhe pse u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi në restorantin ‘Il Cavaliero’ në Velipojë, lokal në pronësi të babait të tij.

Shpërthimi ndodhi më 28 korrik si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një cisternë 1 mijë litërshe e vendosur në katin përdhes të pallatit.

Nga ngjarja mbetën të plagosur katër persona, por më rëndë ishin Besnik Zenuni, 55 vjeç dhe djali i tij, Hektor Zenuni, 33 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here