Policia ka arritur të sekuestrojë armë dhe municione në kufirin greko-shqiptar. Sipas njoftimit zyrtar, një patrullë policie diktoi tre persona që po ecnin me këmbë në tokën greke, në zonën e Mavromatit, në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës.

Ata mbanin disa çanta udhëtimi dhe ecnin për në brendësi të territorit grek.

Kur patrulla tentoi t’i ndalonte, të tre ata i lanë përtokë çantat dhe u larguan drejt territorit shqiptar, duke shfrytëzuar terrenin e thyer, kumton komunikata e policisë greke.

Në vendngjarje u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës:

-Tre armë automatike kallashnikov, me shtatë karikatorë,
-11 granata difensive,
-33 detonatorë,
-Pesë kallëpe me dinamit (TNT), me peshë 1,05 kilogramë,
-Një kuti me 10 ndezës granatash,
-1593 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Armët i janë dërguar laboratorit kriminalistik të Greqisë së veriut, për të kryer ekzaminimet e mëtejshme, si dhe analizat balistike. Departamenti i sigurisë publike i Janinës, po vazhdon hetimet mbi ngjarjen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here