Atentati te “Komuna e Parisit”, gjykata lë në burg 4 të dyshuarit

0
95

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 personat e përfshirë në atentatin e ndodhur në “Komunën e Parisit”. Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xheferri kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë për akuzën e vrasjes me dashje, në bashkëpunim, të mbetur në tentativë.

Mësohet se i plagosuri Hoxha është konfliktuar me Igler Qosen një muaj më parë. Ky i fundit i kishte thënë Hoxhës se kushëririn e tij të vrarë e kishte pasur ‘ushtarin e tij’.

Në debat e sipër, Lorenc Hoxha i ka thënë: “mos fyej kujtimin e të vdekurit se do kesh punë me mua”.

Pas kësaj ata janë takuar tek sheshi “Nënë Tereza” ku Qose, Rrustemaj dhe Kodra i kanë thënë Hoxhës: “ti nuk je burrë që nuk merr hakun e kushëririt”. Më pas janë ndarë, por sërish me një konflikt në mes dhe katër ditë më parë, ku të rinjtë e kanë parë në kryqëzimin e “Komunës së Parisit” e kanë qëlluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here