Zjarr në Kras të Tepelenës, riaktivizohet edhe në Gjirokastër

0
116

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një masiv ullishteje në fshatin Kras ku janë djegur rreth 50 rrënjë ulliri dhe janë dëmtuar 100 të tjera. Nga zjarri janë djegur edhe disa hektarë me shkurre dhe kullota. Shërbimi zjarrfikës i Tepelenës thotë se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe banorëve të zonës situata është vënë nën kontroll. Ndërkohë, në Gjirokastër është riaktivizuar zjarri në fshatin Labovë e Vogël, duke rrezikuar banesat aty pranë.

Zjarri ka rënë në një territor të vështirë, duke e pamundësuar ndërhyrjen e zjarrfikëses. Prej ditësh, dhjetëra zjarre kanë përfshirë vendin tonë, shumica prej të cilëve të qëllimshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here