Rreh 107 kg kanabis sativa është sekuestruar nga Policia e Gjirokastrës. Burimet zyrtare raportojnë se si rezultat i operacionit të koduar “Limari”, në vendin e quajtur “Ferra e Kuqe”, në një ambient të hapur, në afërsi të fshatit Limar, Këlcyrë, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Pesha totale e lëndës ishte 107 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: P.K., 35 vjeç, (kryeplak i fshatit Limar), për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë Përmet për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here