Babai i Eugen Bitrajt, autorit të dyshuar të vrasjes së 22-vjeçarit Marvi Mihali, i ka bërë thirrje familjes së viktimës për të gjetur forcë dhe tejkaluar këtë situatë të vështirë. Gjatë një prononcimi për mediat përpara dyerve të Gjykatës së Tiranës ku pritet të jepet masa e sigurisë për Eugen Bitraj dhe bashkëpunëtorët e tij, ai ka kërkuar falje për krimin e të birit, ndërsa ka apeluar për pajtim mes dy familjeve.

“Fjalët e para vështirë t’i gjesh, i urojmë ngushëllime familjes Mihali. Jam prind dhe i shpreh keqardhje familjes, nënës, babait dhe të afërmve. I them familjes Mihali, të gjejmë forca dhe të reagojmë pozitivisht. Ne nuk kemi mundësi të takohemi, sepse situata është e nxehtë. Duhet të gjejmë një njeri të përbashkët që të marrim masa dhe të na orientojë drejt zgjidhjes. U krijua nga një karikues celulari dhe ndodhi e gjithë kjo”, tha ai.

Djali i vetëm i sportistit Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes Mira Mihali, Marvi vetëm 22 vjeç u godit me thikë mbrëmjen e së hënës pranë stadiumit Selman Stermasi.

Sherri mes Marvi Mihalit dhe Dejvi Bitrajt 19 vjeç, kishte lindur për një karikues telefoni. Në ndihmë të Dejvit ka shkuar Eugen Bitraj dhe shokët e tjerë, Kridens dhe Marsel Alla. Në sherr e sipër, Eugen Bitraj ka vrarë Marvi Mihalin. Katër personat janë arrestuar dhe sot gjykata pritet të caktojë masën “arrest me burg” për ta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here