Shpërdoroi me detyrën, në pranga kryeinspektori i IMT

0
99

Policia arrestuar shtetasin Kledjon Ramaj., 30 vjeç, banues në Vlorë, kryeinspektor i IMT-së Vlorë. Ky shtetas është ndaluar nga policia pasi Gjykata e Vlorës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Shpërdorim i detyrës”.  Sipas Prokurorisë, Rama, nga 81 raste veprash penale të regjistruara për 6 muaj, në asnjë prej këtyre rasteve nuk ka paraqitur kallëzim penal pranë Bashkisë Vlorë.

Njoftimi i plote i prokurorise se Vlorës:

Nga të dhënat hetimore të deritanishme rezulton se: Prokuroria Vlorë, ka regjistruar kryesisht procedimin penal. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 2017, janë referuar dhe regjistruar në regjistrin e veprave penale 81 (tetëdhjetë e një ) materiale për veprën penale të parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Nga administrimi i këtyre materialeve rezulton se në asnjë prej këtyre rasteve nuk ka paraqitur kallëzim penal IMT pranë Bashkisë Vlorë. Ndërsa nga administrimi i dokumenteve pranë IMT në Bashkinë Vlorë, rezulton se ky institucion nuk ka mbajtur asnjë procedurë administrative në lidhje me 81 (tetëdhjetë e një rastet), për të cilat shërbimet e policisë gjyqësore kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Nga të dhënat e mësipërme rezulton se nga Kryeinspektori i IMT-së pranë Bashkisë Vlorë, janë kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me ligjin nr. 9780, datë 16/07/2007 “Për inspektimin e ndërtimit”.

Rezulton se është detyrë funksionale e Kryeinspektorit të IMT-së, që të kontrollojë zbatimin e ligjshmërisë dhe standarteve teknike ne fushën e ndërtimit dhe urbanistikës, si dhe të evidentojë çdo ndërtim pa leje, duke marrë masat përkatëse deri në paraqitjen e kallëzimit penal. Ky detyrim ligjor buron nga nenet 3, 4 dhe 5 të ligjit nr.9780, datë 16/07/2007 “Për inspektimin e ndërtimit”.

Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Kledjon Ramaj. Rezulton se shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë të mundur ekzekutimin e këtij vendimi, duke arrestuar më datë 02/08/2017, personin nën hetim Kledjon Ramaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here